SkillALB: Programi i aftësive të shumëfishta për të rinjtë shqiptarë

SkillALB: Programi i aftësive të shumëfishta për të rinjtë shqiptarë

Financuar nga: Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo

Periudha e zbatimit: Shkurt 2025 – Shkurt 2028

Vendndodhja: Tiranë, Fier, Berat, Shkodër, Korçë

Në bashkëpunim me ENGIM

SkillALB është një program gjithëpërfshirës i aftësive për të rinjtë shqiptarë, i cili synon të forcojë arsimin dhe formimin profesional (AFP) përmes inovacionit digjital, shërbimeve të avancuara të orientimit në karrierë dhe mbështetjes për sipërmarrjen e të rinjve.

Ky projekt do të krijojë mundësi të reja për të paktën 1,500 të rinj (15-35 vjeç) që ndjekin shkollat dhe qendrat profesionale, ose që kërkojnë punësim apo financim për vetëpunësim. Gjithashtu, do të përfshijë të paktën 100 mësues, trajnerë dhe punonjës rinorë në trajnime dhe udhëzime për karrierë.

Objektivat kryesore:

Fuqizimi i institucioneve të AFP-së përmes inovacionit dixhital dhe përshtatjes me tregun e punës.
Përmirësimi i shërbimeve të orientimit në karrierë për të rritur efektivitetin e punësimit të të rinjve.
Shtimi i mundësive të trajnimit dhe financimit për të rinjtë që dëshirojnë të krijojnë biznese të reja.

Në bashkëpunim me ENGIM, projekti do të ndihmojë të rinjtë shqiptarë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përgatiten më mirë për tregun e punës dhe sipërmarrjen.