Njoftim mbi shpalljen e fituesit për ofrimin e shërbimit të transportit ndërqytetas për pjesëmarrësit

Njoftim mbi shpalljen e fituesit për ofrimin e shërbimit të transportit ndërqytetas për pjesëmarrësit

Datë: 17/06/2025

Njoftim mbi shpalljen e fituesit për ofrimin e shërbimit të transportit ndërqytetas për pjesëmarrësit

Qendra për Aftësi Konkurruese, në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, shpall përfundimin e procedurës së vlerësimit të ofertave për tenderin me objekt “Ofrimi i shërbimeve të transportit ndërqytetas për pjesëmarrësit”.

Pas publikimit të thirrjes më datë 02/06/2025 dhe pranimit të tre ofertave të vlefshme nga subjektet ekonomike. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka shqyrtuar dokumentacionin dhe ofertat financiare të dorëzuara konform termave të referencës dhe afateve të përcaktuara.

Në përfundim të vlerësimit, duke u bazuar në kriterin “oferta më e favorshme ekonomikisht”, si dhe cilësinë e shërbimit të ofruar, fitues i procedurës shpallen subjektet ekonomike Brothers Trans për Tiranën dhe Kopliku Travel për Shkodrën.

Faleminderit të gjithë operatorëve ekonomikë që shprehën interesin dhe dorëzuan ofertat e tyre.