Njoftim mbi shpalljen e fituesit për ofrimin e shërbimit të akomodimit me mëngjes dhe darkë

Njoftim mbi shpalljen e fituesit për ofrimin e shërbimit të akomodimit me mëngjes dhe darkë

Datë: 16/01/2026

Njoftim mbi shpalljen e fituesit për ofrimin e shërbimit të akomodimit me mëngjes dhe darkë

Qendra për Aftësi Konkurruese, në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, shpall përfundimin e procedurës së vlerësimit të ofertave për tenderin me objekt “Ofrimi i shërbimit të akomodimit me mëngjes dhe darkë”.

Pas thirrjes më datë 15/12/2025 dhe pranimit të tre ofertave të vlefshme nga subjektet ekonomike, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka shqyrtuar dokumentacionin dhe ofertat financiare të dorëzuara konform termave të referencës dhe afateve të përcaktuara.

Në përfundim të vlerësimit, duke u bazuar në kriterin “oferta më e favorshme ekonomikisht”, si dhe cilësinë e shërbimit të ofruar, fitues i procedurës shpallet subjekti ekonomik Sky Hotel.

Faleminderit të gjithë operatorëve ekonomikë që shprehën interesin dhe dorëzuan ofertat e tyre.