Thirrje Interesi për blerjen e materialeve të kancelarisë në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”

Thirrje Interesi për blerjen e materialeve të kancelarisë në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”

Tiranë, më 30.04.2025

Lënda: Thirrje Interesi për blerjen e materialeve të kancelarisë në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”

Referenca e projekti: “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese, Bashkia Tiranë, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills) shpall thirrjen për blerjen e materialeve të kancelarisë për periudhën maj 2025 – maj 2026, sipas detajimit më poshtë:

ArtikulliSasia Totale
1Printim bardhë e zi36740
2Stilolapsa774
3Lapsa400
4Goma200
5Highlighter120
6Sticky notes (blloqe)154
7Letër A4 (80 gr, pako)71
8Letër me ngjyra A4 (pako)9
9Kapëse letre 15 mm (pako)22
10Marker whiteboard240
11Flipchart 60×90 (fletë)360
12Tape / ngjitëse (rulona)22

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet duhet të jenë në shqip ose anglisht dhe të përmbajnë ofertën financiare (Një listë me çmimet për njësi për secilin artikull (me dhe pa TVSH)). Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:

  1. Emri i aplikantit të interesuar
  2. Adresa e aplikantit të interesuar;
  3. Fjalët “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”

për projektin “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, në adresën e mëposhtme:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE

Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, kati 7, ap.28, Tiranë, Shqipëri

Aplikimet pranohen deri më 08.05.2025, brenda orës 15:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.

Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.

Njoftim mbi shpalljen e fituesit për Blerje e materialeve dhe mjeteve të kancelarisë për trajnim