Thirrje për shprehje interesi për përmirësimin e ndërfaqes dhe funksionalitetit të platformës Qarkonomi.al

Thirrje për shprehje interesi për përmirësimin e ndërfaqes dhe funksionalitetit të platformës Qarkonomi.al

Tiranë, më 10/12/2024

Lënda: Thirrje për shprehje interesi për përmirësimin e ndërfaqes dhe funksionalitetit të platformës Qarkonomi.al

Qendra Për Aftësi Konkurruese (anglisht: Center for Competitive Skills – CCS), në kuadër të përpjekjeve për promovimin e ekonomisë qarkulluese, shpall këtë thirrje për ekspert/kompani për:

Ekspert/Kompani për përmirësimin e ndërfaqes dhe funksionalitetit të platformës Qarkonomi.al

Detajet e pozicionit:

Eksperti/Kompania e përzgjedhur do të jetë përgjegjës për:

  • Përmirësim të ndërfaqes dhe optimizim të navigimit për një përvojë më të mirë të përdoruesit.
  • Krijimin e mjeteve interaktive për ndjekjen e burimeve dhe integrimin e linqeve të jashtme.
  • Zhvillimin e një seksioni të ri për mbështetjen e bizneseve në menaxhimin e mbetjeve.
  • Krijimin e një forumi për diskutime dhe ndarje të ideve rreth praktikave të ekonomisë qarkulluese.

Kriteret profesionale:

  • Eksperiencë e dokumentuar në zhvillimin dhe optimizimin e platformave digjitale.
  • Aftësi të forta teknike në zhvillimin e ndërfaqeve për përdorues.
  • Eksperiencë në dizajnin UX/UI dhe krijimin e moduleve funksionale për bashkëpunim online.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

  • CV e përditësuar në gjuhën shqipe ose anglisht.
  • Kosto e detajuar për secilën nga punët e mësipërme.
  • Kohëzgjatja e parashikuar për përfundimin e të gjitha përmirësimeve.
  • Mënyra e punës dhe çdo informacion shtesë që mund të na ndihmojë në vlerësimin e ofertës suaj.
  • Nëse kandidati është subjekt tregtar, duhet të dorëzojë një ekstrakt nga QKB, i cili konfirmon statusin ligjor dhe aktivitetin tregtar.

Procedura e aplikimit:

Aplikimet duhet të dërgohen me e-mail në: info@competitiveskills.org ose të dorëzohen në adresën:


QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE
Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Aurora, Kati 7, Tiranë, Shqipëri

Afati i fundit për aplikim: 18/12/2024, ora 23:59. Vetëm aplikimet e dërguara brenda këtij afati do të merren në shqyrtim.

Për më shumë informacion mbi kërkesat dhe përmbajtjen e dokumentacionit të tenderit, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mailit të mësipërm ose referohuni Termave të Referencës të publikuara këtu në këtë website.