Komentet te Thirrje për Asistent Zyre dhe Projekti – profil Psikologji/Shkenca Sociale Janë të Mbyllura
Thirrje për Asistent Zyre dhe Projekti – profil Psikologji/Shkenca Sociale
Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills), kërkon të punësojë një Asistent Zyre dhe Projekti, me profil psikologji/shkenca sociale sipas specifikimeve të më poshtme.
Përshkrimi i punës dhe përgjegjësitë:
Kontribut në hartimin dhe zhvillimin e materialeve që trajtojnë mirëqenien psikologjike, zhvillimin e kompetencave sociale dhe përfshirjen e grupeve të cenueshme.
Puna me individë dhe grupe për të mbështetur proceset e edukimit, orientimit në karrierë dhe integrimit social.
Mbështetja në zbatimin e aktiviteteve të projektit, duke përfshirë monitorimin dhe vlerësimin, me fokus në aspektet psikologjike dhe sociale.
Menaxhimi i dokumentacionit të përditshëm të zyrës, përfshirë arkivimin dhe përgatitjen e materialeve të ndryshme.
Planifikimi dhe organizimi i takimeve të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë përgatitjen e agjendave dhe marrjen e shënimeve.
Mbështetja e stafit të projektit dhe drejtuesve të zyrës në detyra administrative dhe operacionale.
Ndihmon Koordinatorin e Programit në zbatimin e aktiviteteve të projektit, duke përfshirë planifikimin, logjistikën, monitorimin dhe vlerësimin.
Ndihmon në zhvillimin e raporteve të projektit, propozimeve dhe materialeve të tjera të shkruara sipas nevojës.
Asiston në menaxhimin e platformave tona të rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn), duke përfshirë krijimin dhe planifikimin e postimeve, përgjigjen ndaj mesazheve dhe komenteve dhe monitorimin e analizave.
Bashkëpunim me ekipin për të zhvilluar dhe mbajtur marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë donatorët, partnerët dhe organizatat e tjera.
Detyra të tjera që mund t’i caktohen për mbarëvajtjen e punëve në zyrë, projekteve, si dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Diplomë Bachelor në një fushë që i përket përshkrimit të pozicionit (psikologji, shkenca sociale, punë sociale, edukim, ose fusha të ngjashme) ose përvojë pune ekuivalente. Diplomë Master është e preferueshme.
Eksperienca në punën me grupe të ndryshme shoqërore dhe trajtimin e çështjeve psikologjike dhe sociale është e preferueshme.
Përvoja e mëparshme në administrim zyre ose role të ngjashme është e preferueshme.
Aftësi të shkëlqyera organizative, menaxhuese dhe të zgjidhjes së problemeve.
Njohuri të mira në përdorimin e platformave të rrjeteve sociale dhe aftësi për të menaxhuar përmbajtje në këto platforma.
Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe në anglisht.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, për të marrë iniciativa dhe për të menaxhuar shumë detyra njëkohësisht.
Përkushtim ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në mënyrë efektive nën presion të afateve.
Njohuri mbi programe të ndryshme kompjuterike, kryesisht Microsoft Office, OneDrive;
Kushtet e punësimit:
Ky pozicion është i vendosur në zyrën e CCS-së në Tiranë, dhe përfshin edhe udhëtime në rrethe te ndryshme pjesë e projektit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë me e-mail CV-në, si dhe dokumente mbështetëse të kualifikimeve/diplomave.
Afati për të aplikuar për pozicionin e Asistentit të Zyrës dhe të Projektit është data 23 Shkurt 2025. CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email-it info@competitiveskills.org , nën subjektin “Aplikim për Asistent Projekti”, ose në zyrën tonë me adresë: në Rr. “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, Kati 7, Tiranë Shqipëri, brenda afatit të përcaktuar. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen deri më 28 Shkurt 2025.