Prej farave drejt zgjidhjeve: fuqizimi i të rinjëve përmes AFP

Prej farave drejt zgjidhjeve: fuqizimi i të rinjëve përmes AFP

Nxitja e inovacionit, aftësive sipërmarrëse dhe digjitale tek nxënësit e AFP

Financuar nga: EU4Innovation (EU4I), një iniciativë multi-donatore e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE), Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe SIDA, e zbatuar nga GIZ dhe SIDA.

Periudha e zbatimit: Dhjetor 2024 – Nëntor 2025
Konsorciumi: CCS, Shkolla Profesionale Mihal Shahini (Cërrik), Shkolla Profesionale Gjergj Canco (Tiranë), Universiteti Luarasi (Tiranë).

Ky projekt synon të fuqizojë nxënësit e arsimit dhe formimit profesional (AFP) në Tiranë dhe Cërrik, duke nxitur inovacionin, sipërmarrjen dhe aftësitë digjitale. Përmes një modeli bashkëpunimi midis shkollave profesionale dhe Universitetit Luarasi, kjo nismë do të ofrojë eksperienca praktike që lidhin arsimin me nevojat dhe aplikimet reale të tregut të punës.

Objektivat e projektit:

🔹 Angazhimi i 500 nxënësve të AFP në aktivitete të inovacionit digjital.
🔹 Krijimi i një banke gjenetike të farërave për të ruajtur 80+ varietete të farërave autoktone shqiptare.
🔹 Digjitalizimi i bankës së farërave dhe krijimi i një platforme online të zhvilluar nga nxënësit.
🔹 Organizimi i një konkursi sipërmarrësie, duke inkurajuar nxënësit të zhvillojnë ide biznesi të lidhura me farërat autoktone.
🔹 Forcimi i bashkëpunimit midis institucioneve të VET dhe Universitetit.
🔹 Integrimi i mjeteve digjitale dhe inovacionit në arsimin profesional.
🔹 Përmirësimi i metodave të mësimdhënies dhe promovimi i kulturës sipërmarrëse në shkollat profesionale publike.

Ky projekt do të pajisë të rinjtë me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë.