Thirrje për shprehje interesi për përmirësimin e platformës Qarkonomi.al

Thirrje për shprehje interesi për përmirësimin e platformës Qarkonomi.al

Tiranë, më 10/12/2024

Lënda: Thirrje për shprehje interesi për përmirësimin e platformës Qarkonomi.al

Qendra Për Aftësi Konkurruese (anglisht: Center for Competitive Skills – CCS), në kuadër të përpjekjeve për promovimin e ekonomisë qarkulluese, shpall këtë thirrje për:

Ekspert/Kompani për përmirësimin e ndërfaqes dhe funksionalitetit të platformës Qarkonomi.al

Detajet e pozicionit:

Eksperti/Kompania e përzgjedhur do të jetë përgjegjës për:

  • Përmirësim i ndërfaqes dhe funksionalitetit të përdoruesit, optimizim i navigimit për një përvojë më të mirë të përdoruesit.
  • Mjete interaktive për ndjekjen e burimeve, integrimin e linqeve të jashtme.
  • Seksione të reja: Dizajnim dhe zhvillim i seksioni specifik për të ndihmuar bizneset me praktikat e menaxhimit të mbetjeve.
  • Krijimi i një forumi për diskutime dhe ndarje të ideve rreth praktikave të ekonomisë qarkulluese.
  • Krijimi i një seksioni specifik për ofrimin e dy kurseve online:
    • Përfshirë video, prezantime PowerPoint, materiale digjitale, quiz-e, ndjekje të progresit të studentëve
    • Funksionalitet për lëshimin e certifikatave pas përfundimit të kursit
    • Optimizim i materialeve digjitale të trajnimit (ppt, pdf, përmbajtje e përshtatur për web) për platformë.

Kriteret profesionale:

  • Eksperiencë e dokumentuar në zhvillimin dhe optimizimin e platformave digjitale.
  • Aftësi të forta teknike në zhvillimin e ndërfaqeve dhe funksionaliteteve për përdorues.
  • Eksperiencë në zhvillimin e seksioneve për kurse online.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

  • CV e përditësuar në gjuhën shqipe ose anglisht.
  • Kosto e detajuar për secilën nga punët e mësipërme
  • Kohëzgjatja e parashikuar për përfundimin e të gjitha përmirësimeve.
  • Mënyra e punës dhe çdo informacion shtesë që mund të na ndihmojë në vlerësimin e ofertës suaj.

Procedura e aplikimit: Aplikimet e interesuara duhet të dërgohen me e-mail në: info@competitiveskills.org ose të dorëzohen pranë zyrës sonë në adresën:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE
Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Aurora, Kati 7, Tiranë, Shqipëri

Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më 15/12/2024, ora 23:59. Vetëm aplikimet e pranuara brenda këtij afati do të merren në shqyrtim.

Për më shumë informacion mbi kërkesat dhe përmbajtjen e dokumentacionit të tenderit, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mailit të mësipërm ose referohuni Termave të Referencës të publikuara këtu në këtë website.