Thirrje Interesi për pozicionin e “Ekspert/koordinator për komponentin e turizmit dhe guidës turistike”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane.

Thirrje Interesi për pozicionin e “Ekspert/koordinator për komponentin e turizmit dhe guidës turistike”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane.

Lënda: Thirrje Interesi për pozicionin e “Ekspert/koordinator për komponentin e turizmit dhe guidës turistike”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane.

Referenca e projektit: “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, Qendra për Aftësi Konkurruese, numri i kontratës: ALB/PCA/202233/PD202245, Datë: 14/07/2022

Në kuadër të projektit “Rritja e aftësive të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, me numër kontrate ALB/PCA/202233/PD202245, organizuar në kuadër të programit “Qëndro” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Center for Competitive Skills), shpall njoftim për vend pune në pozicionin:

EKSPERT/KOORDINATOR PËR KOMPONENTIN E TURIZMIT DHE GUIDËS TURISTIKE

Pozicioni i punës: Ekspert/Koordinator për komponentin e turizmit dhe guidës turistike për të përfaqësuar CCS në shkolla dhe aktivitete, duke u fokusuar në koordinimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të projektit. Eksperti do të punojë ngushtë me menaxherin e projektit dhe stafin tjetër të projektit për të siguruar zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve që lidhen me koordinimin dhe menaxhimin.

Eksperti do të jetë përgjegjës për sa më poshtë:

  • Merr pjesë në aktivitete sipas planit të dakordësuar paraprakisht me menaxherin e projektit;
  • Mbledh listëprezencat e nxënësve pjesëmarrës, lejet prindërore, formularët e rimbursimit të transportit të nxënësve, siguron plotësimin e listëprezencës nga mësuesit pjesëmarrës në akivitet, etj. ;
  • Dorëzon tek koordinatori i përgjithshëm i projektit të gjithë dokumentacionin e mbledhur gjatë aktivitetit në përfundim të tij, ose maksimalisht dy ditë pas përfundimit të aktivitetit;  
  • Koordinohet me stafin e projektit për aspektet logjistike të aktiviteteve,(ushqim, transport, materiale)
  • Mbikëqyr mbarëvajtjen e aktiviteteve ku merr pjesë;
  • Siguron ndjekjen me përpikëri të projektit, moduleve sipas programit nga mësuesit në shkolla, si dhe sigurohet për cilësinë e përgjithshme të aktiviteteve ku merr pjesë;
  • Shërben si backstopper dhe mbështetje për mësuesit gjatë aktiviteteve në shkollë dhe jashtë saj;
  • Përgatit materiale dhe zhvillon/moderon modulet e ndryshme, me fokus në turizëm, guidë turistike, njohjen e qytetit dhe siteve historike të Shqipërisë, lojëra dhe fokus grupe me nxënësit;
  • Sjell feedback mbi ecurinë e aktiviteteve pas çdo aktiviteti dhe përgatit raporte sipas kërkesave të projektit;
  • Siguron përfshirjen e nxënësve në veprimtari, këshillim dhe mbështetje psikologjike sipas rastit;
  • Sigurohet për zbatimin dhe ndjekjen e parimeve dhe vlerave të CCS në terren;
  • Bashkëpunon me koordinatorin e përgjithshëm të projektit, stafin drejtues, mësuesit dhe kolegët për të siguruar mbarëvajtjen e projektit;
  • Merr pjesë në të gjithë trajnimet dhe veprimtaritë e ndryshme të projektit;

Kriteret profesionale të ekspertit të kërkuar (Termat e Referencës) janë si në vijim:

  • Eksperiencë pune në turizëm, guidë turistike, ose një fushë e ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale për t’u angazhuar në mënyrë efektive me studentët, si dhe me stafin dhe ekspertët e CCS.
  • Përvojë pune me të rinjtë, eksperiencë në organizimin dhe zbatimin e programeve arsimore ose të fokusuara te të rinjtë.
  • Përvojë në koordinim, menaxhim projektesh ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi të mira organizative dhe të jetë i aftë të punojë i pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Kreativitet dhe inovacion. Eksperti duhet të ketë një sy krijues dhe të jetë në gjendje të kapë thelbin e projektit dhe fëmijët e përfshirë.
  • Fleksibiliteti: për shkak se projekti zhvillohet në fundjava, duhet të ketë disponueshmëri të plotë në varësi të nevojave tona.
  • Preferohet të ketë leje drejtimi.

Dosja e plotë e aplikimit duhet të përmbajë:

  • CV-në në shqip ose anglisht

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet mund të jenë në shqip ose anglisht. [EK1] Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, në zarf të mbyllur ku të specifikohet:

  1. Emri i aplikantit të interesuar
  2. Pozicioni për të cilin aplikohet
  3. Titulli i projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”.

Adresa e CCS është si mëposhtë:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE

Adresa: Rruga “Sulejman Pasha”, pallati 70/1, kati 2, Tiranë, Shqipëri

Aplikimet pranohen deri më 21.09.2022, brenda orës 16:00. Vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati do tw konsiderohen.

Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.