Themeluar në vitin 2016, organizata jonë është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit dhe trajnimit të të rinjve dhe të rriturve për të përmbushur nevojat e individit, shoqërisë dhe tregut të punës, si dhe për të rritur aftësitë e tyre konkurruese.
Misioni ynë
Misioni ynë është që të mbështesim zhvillimin e kapitalit njerëzor në perspektivën e të nxënit gjatë gjithë jetës, si një kontribut themelor për të rritur mirëqenien, për një zhvillim të qëndrueshëm dhe për të nxitur përfshirjen sociale në një ekonomi konkurruese globale dhe në një shoqëri që ndryshon shpejt.
Rreth nesh
Qendra jonë synon të kontribuojë në sektorin e arsimit para-universitar, të përgjithshëm dhe atë profesional, në formulimin e politikave, trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve, zhvillimin e kurrikulave, materialeve mësimore, hartimin dhe zbatimin e projekteve, etj.
Ne promovojmë sipërmarrjen e të rinjve, mbështesim nismat fillestare (start-up), këshillojmë dhe trajnojmë grupet e margjinalizuara, promovojmë iniciativat e grave për biznes dhe në zhvillimin e karrierës.
Ne promovojmë turizmin e qëndrueshëm, bujqësinë dhe përpunimin e ushqimit të qendrueshëm. Këto nisma synojnë të promovojnë rritje të qëndrueshme ekonomike, të krijojnë mundësi punësimi dhe të reduktojnë ndikimin mjedisor.
Ne jemi të përkushtuar për të ndihmuar grupet vulnerabël, duke përfshirë emigrantët e kthyer dhe grupet e margjinalizuar. Ne ofrojmë këshilla për orientimin e karrierës, si dhe këshillim psikologjik, për të ndihmuar individët të kapërcejnë barrierat dhe të shkojnë me sukses drejt një ekonomie të gjelbër.
Projekte
Ekspertiza
Arsimi i përgjithshëm para-universitar
Trajnimi i mësuesve dhe drejtuesve
Mbështetjen e shkollave të arsimit parauniversitar për përfitimin e grandeve bazuar në projekte
Mbështetja e të rinjve në iniciativa sipërmarrësve
Orientimi për karrierën
Arsimi dhe trajnimi profesional
Trajnimi i drejtuesve dhe mësuesve/instruktorëve të Arsimit dhe Formimit profesional
Mbështetjen e shkollave dhe qendrave publike dhe private të AFP për përfitimin e grandeve
Mbështetja e të rinjve dhe të rriturve në iniciativa sipërmarrësve
Orientimi i shkollave nga tregu i punës
Trajnimi i vazhduar profesional i të rriturve në punë
Të mësuarit për të rritur
Menaxhimi i programeve/kurrikulave afatshkurtra të trajnimeve në punë
Zhvillimi i kualifikimeve në sektorin e turizmit dhe mikpritjes
Mbështetje e bizneseve për zhvillimin e burimeve njerëzore në sektorin e mikpritjes.
Hartim i dokumenteve kurrikulare
Moderim i grupeve të ekspertëve për hartimin e kurrikulave të kualifikimeve të niveleve të ndryshme.
Trajnime për zbatimin e kurrikulave
Botime
Ekonomia qarkulluese
Ndërgjegjësimi i popullatës
Promovim i politikave, iniciativave në Shqipëri
Trajnimi i përfaqësuesve të biznesit, OJF dhe arsimit
Zinxhiri i vlerave në sektorë të ndryshëm të artizanatit, biznesit të vogël dhe të mesëm
Përgatitje kualifikimesh (si dhe kurrikula) për arsim dhe formim, programesh trajnimi dhe ofrim trajnimesh profesionale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)
Veprimtari mbështetëse nëpërmjet organizimit të panaireve, takimeve, konferencave, seminareve