Financuar nga: WB6 Regional Challenge Fund (Fondi Rajonal i Sfidave)
Periudha e zbatimit: dhjetor 2025 – korrik 2026
Rajonet: Tirane, Vlore, Sarande, Shkoder, Durres, Elbasan, Berat
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e arsimit dhe formimit profesional dual (AFP), projekti është duke zhvilluar dhe zbatuar një sistem të plotë për trajnimin, certifikimin dhe mbështetjen e mentorëve në kompani.
Një program kombëtar i standardizuar trajnimi është duke u hartuar për të pajisur mentorët me aftësitë e nevojshme për të udhëhequr dhe mbështetur praktikantët në mjediset reale të punës. Ky program do të shoqërohet me një manual dhe toolbox praktik për mentorët, që do të ofrojnë udhëzime të qarta për punën e përditshme dhe do të sigurojnë një qasje të unifikuar në të gjitha sektorët.
Për të garantuar cilësinë dhe njohjen formale të rolit të mentorit, janë duke u zhvilluar procedura të standardizuara për vlerësimin dhe certifikimin e tyre. Projekti synon të trajnojë dhe certifikojë 200–300 mentorë në kompani, duke siguruar që programet e AFP dual të mbështeten nga profesionistë të kualifikuar në vendin e punës.
Në të njëjtën kohë, projekti po punon për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm përmes vlerësimit të kapaciteteve ekzistuese të institucioneve të AFP-së, si dhe hartimit të një manuali të zinxhirit të zbatimit dhe një plani për zhvillimin e kapaciteteve në nivel kombëtar. Këto instrumente do të përcaktojnë qartë rolet dhe përgjegjësitë e aktorëve kryesorë dhe do të mundësojnë institucionalizimin dhe shtrirjen e trajnimit të mentorëve në shkallë kombëtare.
Gjithashtu, po zhvillohet një program trajnimi për trajnerë (ToT), me synimin për të krijuar një grup prej rreth 100 profesionistësh të trajnuar, përfshirë trajnerë, master-trajnerë dhe staf administrativ, të cilët do të mbështesin zbatimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit.
Në tërësi, projekti pritet të vendosë bazat për një qasje më të strukturuar, të koordinuar dhe të qëndrueshme ndaj mentorimit në kompani brenda sistemit të AFP dual, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së formimit profesional dhe në përafrimin më të mirë me kërkesat e tregut të punës.



