Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm dhe të Nxënit Socio-Emocional në 12 shkolla të arsimit profesional në Shqipëri

Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm dhe të Nxënit Socio-Emocional në 12 shkolla të arsimit profesional në Shqipëri

Financuar nga: UNICEF Shqipëri
Periudha e Zbatimit: 13/01/2025 – 15/04/2026
Rajonet:
Tirana, Vlora dhe Shkodra, Shqipëri

Në fazën e dytë të projektit, Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm (SPH) dhe programet e të Nxënit Socio-Emocional (SEL) do të vijojnë të zbatohen në 12 shkolla të arsimit profesional në rajonet e Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës në Shqipëri. Kjo fazë ka për qëllim të konsolidojë dhe zgjerojë rezultatet e arritura në fazën e parë, duke reduktuar në mënyrë të qëndrueshme normat e braktisjes dhe duke adresuar sfidat që lidhen me të rinjtë jashtë arsimit, punësimit dhe trajnimit (NEET).

Projekti do të përqendrohet në zhvillimin e kapaciteteve të stafit pedagogjik dhe strukturave mbështetëse përmes trajnimeve të avancuara dhe mentorimit të vazhdueshëm mbi zbatimin e SPH dhe SEL. Synohet trajnimi i 250 mësuesve dhe punonjësve arsimorë dhe vijimi i punës së bashku për të krijuar strategji gjithëpërfshirëse për mbështetjen e nxënësve në rrezik, si dhe për të hartuar plane individuale të parandalimit të braktisjes.

Një tjetër fokus i fazës së dytë është fuqizimi i pronësisë institucionale dhe qëndrueshmërisë së ndërhyrjeve përmes dhënies së granteve të vogla për shkollat, për zbatimin e projekteve komunitare të parandalimit të braktisjes, të bazuara në nevojat dhe idetë e komunitetit shkollor.

Implementimi i Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm dhe i programeve të të Nxënit Socio-Emocional fuqizon kapacitetet e shkollave për të identifikuar dhe mbështetur nxënësit në rrezik, duke krijuar një mjedis mësimor më gjithëpërfshirës dhe mbështetës. Kjo ndërhyrje i përgjigjet nevojës për një arsimit profesional më të qëndrueshëm, të lidhur ngushtë me nevojat e tregut dhe shoqërisë.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim të ngushtë me aktorë kyç institucionalë, si Agjencia Kombëtare e Arsimit Profesional (AKPA) dhe AKAFPK.

Rezultatet e pritshme:

  • Trajnimi dhe mentorimi i mbi 250 punonjësve arsimorë për SPH dhe SEL
  • Zhvillimi i planeve individuale të parandalimit të braktisjes për nxënësit në rrezik
  • Zbatimi i strategjive gjithëpërfshirëse për mbështetjen e nxënësve në risk
  • Integrimi i SPH në vetëvlerësimin dhe procesin e akreditimit të shkollave
  • Fuqizimi i bashkëpunimit institucional me AKPA, AKAFPK dhe aktorë të tjerë
  • Dhënia e granteve të vogla për shkollat për zbatim projektesh komunitare

Përfituesit:

  • +250 punonjës arsimorë të trajnuar dhe mentoruar (mësues të lëndëve të përgjithshme dhe profesionale, psikologë, punonjës socialë, drejtues shkollash)
  • Nxënës të shkollave profesionale në rrezik braktisjeje, të përfshirë në plane individuale dhe aktivitete mbështetëse
  • Institucione publike (AKPA, AKAFPK) me kapacitete të forcuara për integrimin e SPH/SEL në sistem

Dokumentet të krijuara,  mbi të cilat do të mbështetet projekti:

  • Kurrikula të trajnimeve për SPH dhe SEL
  • Manuali i trajnimit dhe zbatimit të sistemit
  • Instrumente për vetë-monitorim dhe vlerësim të cilësisë së zbatimit në shkolla
  • Paketa model për projekte shkollore me fokus SPH dhe SEL
  • Mekanizmi financiar për shpërndarjen e granteve të vogla

Arritje të parashikuara:

  • Zhvillimi i një modeli funksional dhe të transferueshëm për zbatimin e SPH dhe SEL në arsimin profesional
  • Krijimi i strukturave të qëndrueshme brenda shkollave për të identifikuar dhe mbështetur nxënësit në rrezik largimi
  • Rritja e frekuentimit dhe përmirësimi i mirëqenies emocionale dhe akademike tek të rinjtë në shkollat profesionale
  • Zhvillimi i bashkëpunimit institucional me qasje të koordinuar mes shkollave dhe autoriteteve kombëtare të arsimit professional