Qendra për Aftësi Konkurruese (CCS), në bashkëpunim me ofruesit e AFP-së dhe kompanitë partnere të tyre, do të zbatojë një trajnim intesiv për 40 mentorë në ndërmarrje në kuadër të pilotimit të skemës së AFP-së duale në vitin akademik 2024/2025. Aktiviteti synon forcimin e komponentit të të nxënit në vendin e punës.
Trajnimi përfshin zhvillimin e një qasjeje praktike dhe të zbatueshme për përgatitjen dhe vlerësimin e mentorëve, formimin hyrës të 15 mësuesve të AFP-së si instruktorë kryesorë, si dhe certifikimin e 40 mentorëve nga kompanitë pjesëmarrëse. Kjo ndërhyrje synon të kontribuojë në ndërtimin e një modeli kombëtar të trajnimit të mentorëve në ndërmarrje, si pjesë integrale e AFP-së duale në Shqipëri.
Përgatitja e mentorëve në ndërmarrje për AFP-në duale në Shqipëri, e zbatuar nga Qendra për Aftësi Konkurruese, mbështetet nga Fondi për Sfida Rajonale, një instrument i Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), me qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis sistemit të arsimit profesional dhe sektorit privat në rajon.
Periudha: Mars – Prill 2025.
Qëllimi i këtij programi është të forcojë komponentin e të nxënit në vendin e punës në arsimin profesional dual, përmes trajnimit dhe certifikimit të mentorëve në ndërmarrje dhe ndërtimit të një modeli të qëndrueshëm trajnimi të bazuar në bashkëpunimin mes arsimit dhe biznesit.
Rezultatet e pritshme të trajnimit janë:
Pse është i rëndësishëm ky projekt?
Ky projekt ka rëndësi të veçantë për përmirësimin e lidhjes midis arsimit profesional dhe nevojave reale të tregut të punës në Shqipëri. Duke trajnuar dhe certifikuar mentorët në ndërmarrje, ai forcon elementin praktik të arsimit dual, duke ndihmuar të rinjtë të fitojnë aftësi të kërkuara dhe përvojë reale pune. Përmes kësaj iniciative, krijohen mundësi më të mëdha për punësim të qëndrueshëm dhe për zhvillimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve dhe institucioneve arsimore, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.