Rreth Nesh

Cilët jemi ne?

Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Center for Competitive Skills) është një organizatë jofitimprurëse, që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të edukimit dhe kualifikimeve të të rinjve dhe të rriturve në funksion të nevojave të individit, shoqërisë dhe tregut të punës. Fokusi i veprimtarisë sonë është puna me të rinjtë dhe të rriturit për zhvillimin dhe orientimin e tyre në tregun e punës bazuar në kompetencat e kërkuara për integrimin e suksesshëm në jetë dhe punë.

QAK përmbush misionin e saj përmes zbatimit të projekteve dhe iniciativave që kanë në fokus edukimin, trajnimin, ndërgjegjësimin, promovimin, inovacionin, sipërmarrjen dhe konkurrueshmërinë e vlerave dhe aftësive në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social.

 

QAK e bazon veprimtarinë e saj në parimin e respektimit, mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të njeriut, të parashikuara në Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj.

 

Qendra për Aftësi Konkurruese është krijuar në vitin 2016 për të kontribuar në reformimin e Sektorit të Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri, përmes nxitjes së të rinjve dhe të rriturve për zhvillimin e aftësive konkurruese për integrimin e suksesshëm në tregun e punës.

Misioni

Misioni ynë është zhvillimi i aftësive të individëve, organizatave dhe institucioneve, për të qenë konkurrues brenda dhe jashtë vendit, përmes inovacionit, sipërmarrjes dhe ndërkombëtarizimit bazuar në standardet e cilësisë sipas sektorëve të ndryshëm.

Ekipi ynë

Organizata ka një strukturë fleksibël, të përbërë prej 8 individësh të punësuar me kontratë me kohë të plotë, dhe mbi 60 ekspertë të nivelit të lartë me përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët angazhohen në bazë të projektit. Struktura jonë fleksibël dhe përvoja e ekspertëve tanë na lejon të shkojmë përtej zbatimit të projekteve tipike të konsulencës, duke ofruar cilësi të pakrahasueshme në tregun shqiptar. Bashkëpunimi i shkëlqyer me institucionet shtetërore, AFP-në, institucionet e arsimit dhe bizneset është një kontribut i shtuar në suksesin tonë.

Stafi ynë është i kualifikuar në disa fusha tematike: trajnimi i të rinjve dhe të rriturve, orientimi për karrierën dhe sipërmarrjen, zhvillimi i kurrikulave për kualifikime afatshkurtra dhe afatgjata në përputhje me kërkesat e tregut të punës, menaxhimi i projekteve në fushat e arsimit, trajnimit profesional, mjedisit, sipërmarrjes, orientimit për karrierën, krijimit të zinxhirit të vlerave.

Drejtore ekzekutive

Mirela Andoni

Menaxhere finance dhe e burimeve njerëzore

Anila Gjinari

Financier dhe menaxher projekti

Arbi Hoxha

Menaxhere projekti

Erleta Kastrati

Menaxhere projekti

Aviola Kristo

MENAXHERE PROJEKTI

Ledi Leka

Mbështetje administrative dhe menaxhere projekti

Mariza Andoni

Asistente projekti dhe e rrjeteve sociale

Xhesina Llaha

Dizajn, marketing dhe promocion

Kristjana Petraj

Ekspertiza

Arsimi i përgjithshëm para-universitar

  • Trajnimi i mësuesve dhe drejtuesve
  • Mbështetja e shkollave të arsimit para-universitar për përfitimin e granteve bazuar në projekte
  • Mbështetja e të rinjve në iniciativa sipërmarrëse
  • Orientimi për karrierën
  • Zhvillimi i aftësive profesionale të nxënësve në arsimin e përgjithshëm për t’u integruar në tregun e punës
  • Botime në ndihmë të shkollës dhe mësuesve

Arsimi dhe Formimi Profesional (AFP)

  • Trajnimi i drejtuesve dhe mësuesve/koordinatorëve të Arsimit dhe Formimit Profesional
  • Mbështetja e shkollave dhe qendrave publike dhe private të AFP për përfitimin e granteve
  • Mbështetja e të rinjve dhe të rriturve në iniciativa sipërmarrëse
  • Orientimi i shkollave nga tregu i punës
  • Zhvillimi i aftësive kyçe për jetën në arsimin profesional
  • Botime dhe studime

Hartim i dokumenteve kurrikulare

  • Moderim i grupeve të ekspertëve për hartimin e kurrikulave të kualifikimeve të niveleve të ndryshme
  • Trajnime për zbatimin e kurrikulave
  • Botime

Studime tregu

  • Studime dhe analiza tregu në bashkëpunim me organizata dhe donatorë
  • Analiza e studime në fushën e arsimit të të gjitha niveleve, arsimin për të rritur, arsimin dhe trajnimin profesional
  • Analiza e studime në fushën e mjedisit
  • Analiza e studime për tregun e punës, si dhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë

Trajnimi i vazhduar profesional i të rriturve në punë

  • Të mësuarit për të rritur
  • Menaxhimi i programeve/kurrikulave afatshkurtra të trajnimeve në punë
  • Zhvillimi i kualifikimeve në sektorin e turizmit dhe mikpritjes
  • Mbështetje e bizneseve për zhvillimin e burimeve njerëzore në sektorin e mikpritjes
  • Orientim dhe trajnim për rritjen e konkurrueshmërisë së aftësive, me qëllim punësimin dhe vetëpunësimin, si dhe për nxitjen e sipërmarrjeve sociale dhe atyre të biznesit në drejtime të ndryshme të ekonomisë
  • Analiza profesioni për qëllime të kualifikimit të burimeve njerëzore
  • Botime dhe studime

Zinxhiri i vlerave në sektorë të ndryshëm të artizanatit, biznesit të vogël dhe të mesëm

  • Përgatitje kualifikimesh (si dhe kurrikula) për arsim dhe formim, programe trajnimi dhe ofrim trajnimesh profesionale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)
  • Veprimtari mbështetëse nëpërmjet organizimit të panaireve, takimeve, konferencave, seminareve
  • Vendosje e marrëdhënieve të bashkëpunimit me organizata vendase apo të huaja qe mbështesin biznesin
  • Promovimi i modeleve të reja të biznesit, instrumenteve apo metodave për lehtësimin e inovacionit në Shqipëri

Orientimi dhe këshillimi për karrierën

  • Hartimi i moduleve për orientim të të rinjve dhe të rriturve për karrierën
  • Trajnim i ekspertëve për orientimin për karrierën
  • Këshillime individuale dhe në grup për orientimin për karrierën
  • Këshillimi dhe orientimi i emigrantëve të kthyer

Ekonomia qarkulluese

  • Ndërgjegjësimi i popullatës
  • Promovim i politikave, iniciativave ndërkombëtare në Shqipëri
  • Trajnimi i përfaqësuesve të biznesit, OJF dhe arsimit
  • Promovim i politikave të BE
  • Shkëmbim i përvojave dhe praktikave më të mira mes ekspertëve dhe agjentëve të ndryshimit

Puna jonë në numra

0
vite përvojë e akumuluar ekspertësh 
0
vite të organizatës
0
kurrikula/studime/publikime
0
mësues të trajnuar të Arsimit dhe Formimit Profesional
0
specialistë të trajnuar të Qendrave të Formimit Profesional publik
0
mësues të trajnuar të arsimit të përgjithshëm para-universitar