Competitive Skills

”Zbatimi i protokollit COVID-19” GIZ, SRD

Nёntor 2020 – Janar 2021, po zhvillohen trajnimet “Zbatimi i protokollit COVID-19 nё higjienën dhe sigurinë ushqimore në bujtina, hotele, ferma dhe agroturizёm”, financuar nga Bashkёpunimi Gjerman pёr Zhvillim GIZ, Programi pёr Zhvillimin e Qëndrueshёm Rural, SRD.
Brenda kёsaj periudhe, janё trajnuar dhe mbështetur rreth 60 biznese nё fokus tё projektit nё qarkun Shkodër, Dibёr, nё rajonin Durrёs dhe Tiranë dhe rreth 180 persona tё punёsuar nё to. Trajnimet po vijojnё me bizneset nё qarkun Vlorё si dhe me tё tjerat nё rajonet Elbasan, Gjirokastër, Pёrmet, Korçё, Berat, etj.
Kjo mbёshtetje synon garantimin e sigurisё sё klientit nё lidhje me zbatimin e protokollit COVID-19 dhe po realizohet nga ekspertë tё shquar tё sigurisё ushqimore, higjienes dhe shëndetit nё bashkёpunim me Institutin e Shёndetit Publik.