TRAJNIME PROFESIONALE

TË PERFITOSH PROFESIONALISHT DUKE NXËNË  GJATE GJITHE JETES!

Është koha e kurseve profesionale afatshkurtra, përmes së cilave fitohet një lloj ekspertize e mjaftueshme dhe e vlefshme, për të nisur karrierën si ekspert në një fushë të caktuar, apo për të përparuar më lart profesionalisht në degë të reja.
Përvoja amerikane e prakticitetit edhe në formim është përvoja më e mirë që duhet marrë shembull në këtë drejtim.
Shqiptarët janë përthithës dhe sfidues të gjërave të reja e të mira dhe i përvetësojnë ato menjëherë, pavarësisht vështirësive. Pra, sfidojnë!
Ne sjellim një qasje të re, për të përfituar profilizime, ekspertiza, risi si dhe specialitete të ndryshme, për të cilat tregu i punës dhe bizneset kanë nevojë të ngutshme.
Pas përfundimit të studimeve në drejtësi, ekonomik, etj , do të jetë përparësi për çdo frekuentues të krijojë një specialitet të çertifikuar në ushtrimin e sigurt të profesionit dhe perspektivë punësimi.
Çertifikata e marrë ju krijon besueshmëri ligjore e profesionale të ushtrimit të profesionit kudo që do ta ushtroni!

 

Kurset e ofruara nga qendra janë:

  • Trajnimi didaktik i mësuesve dhe instruktorëve të arsimit dhe formimit profesional – 24 ditë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, dhe me financimin e GIZ.
  • Trajnim i vazhduar për portofolin e të nxënit në arsimin parauniversitar në bashkëpunim me MASR, IZHA dhe financimin e KulturKontakt.
  • Trajnimi i vazhduar i mësuesve për shkëmbimin e materialeve mësimore përmes platformave sociale në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe financimin e ETF (link fb).
  • Trajnimi i vazhduar i mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me vlerësimin bazuar në kompetenca në bashkëpunim me MASR, IZHA dhe mbështetjen financiare të KulturKontakt.
  • Trajnimi i të rriturve në lidhje me shërbimet në bujtinat turistike.
  • Trajnimi i vazhduar në punë në lidhje me shërbimin në bar-restorant.
  • Trajnimi i vazhduar profesional në lidhje me shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastrimet në hotele (house-keeping).
  • Trajnim i vazhduar në lidhje me orientimin për karrierë të të rriturve dhe të rinjve përgjatë gjithë jetës.
  • Trajnim i vazhduar profesional në lidhje me aftësitë sipërmarrëse përgjatë gjithë jetës si kompetencë kyçe.
  • Trajnim i vazhduar në lidhje me integrimin e aftësive profesionale në arsimin e përgjithshëm parauniversitar si mundësi për orientimin për karrierën.
  • Trajnim i vazhduar në lidhje me hartimin e programeve të kurseve afatshkurtra profesionale bazuar në nevojën e biznesit.