Rreth QAK

QENDRA PER AFTËSI KONKURUESE (QAK) është një organizatë jofitimprurëse, që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të edukimit dhe kualifikimeve të të rinjve dhe të rriturve në funksion të nevojave të individit, shoqërisë dhe tregut të punës. Fokusi i veprimtarisë sonë është puna me të rinjtë dhe të rriturit kah tregut të punës, për zhvillimin dhe orientimin e tyre nga kompetencat e kërkuara për integrimin e suksesshëm në jetë dhe punë.

QAK përmbush misionin e saj përmes zbatimit të projekteve dhe nismave që kanë në fokus edukimin, trajnimin, ndërgjegjësimin, promovimin, inovacionin, sipërmarrjen dhe konkurueshmërinë e vlerave dhe aftësive në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social.

QAK e bazon veprimtarinë e saj në parimin e respektimit, mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të njeriut, të parashikuara në Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj.