Organizimi

Qendra për Aftësi Konkurruese e përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, ka një organigramë të thjeshtë dhe fleksible që është kryesisht e bazuar në përfshirjen e ekspertëve të jashtëm, bazuar në tipin dhe natyrën e aktiviteteve të zhvilluara.
  • Drejtori Ekzekutiv
  • Menaxheri i Zyrës
  • Menaxheri financiar
  • Menaxheri i Projektit
  • Bordi i QAK
  • Rrjeti i konsulentëve/ekspertëve të kontraktuar
  • Organi më i lartë vendimmarrës i Qendrës është Bordi Drejtues, i përbërë nga 3 anëtare, me mandat 5 vjeçar.
  • Organi më i lartë ekzekutiv i Qendrës është Drejtori Ekzekutiv. Drejtori Ekzekutiv zgjidhet nga Bordi Drejtues për një mandat 2 vjeçar, me të drejtë ri-mandatimi. Ai e ushtron veprimtarinë e tij ne përputhje me Statutin dhe me Akt-Themelimin.

Qendra përfshin ekspertë të jashtëm me një ekspertizë të zgjeruar kombëtare dhe ndërkombëtare në shumë fusha të e Sektorit të Arsimit dhe Trajnimit Profesional, si në formulimin e politikave, trajnimin e mësuesve, zhvillimin e kurrikulave, materialet e mësimdhënies dhe të të mësuarit, implementimi i projekteve, etj.

Ekspertët e QAK kanë dhënë një kontribut të madh në kualifikimin e standardeve dhe zhvillimin e kurrikulave në Sektorin e Arsimit Profesional në Shqipëri dhe Kosovë.