Kush jemi ne?

QENDRA PER AFTËSI KONKURRUESE (QAK) është një organizatë jo qeveritare, jofitimprurëse, që e bazon veprimtarinë e saj në parimin e respektimit, mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të njeriut, të parashikuara në Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj. Ajo do të zhvillojë veprimtarinë në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore.
 Qendra për Aftësi Konkurruese është krijuar në vitin 2016 për të kontribuar në reformimin e Sektorit të Arsimit dhe Trajnimit Profesional në Shqipëri, përmes nxitjes së të rinjve dhe të rriturve për zhvillimin e aftësive konkurruese për integrimin e suksesshëm në tregun e punës.