Fushat e Veprimtarisë

  • Hartim dhe zbatim i projekteve me objekt rritjen e  konkurrueshmërisë së individëve, organizatave, institucioneve përmes inovacionit, sipërmarrjes dhe ndërkombëtarizimit bazuar në standardet e cilësisë sipas sektorëve.
  • Orientim dhe trajnim për rritjen e konkurueshmërisë së aftësive, me qëllim punësimin dhe vetëpunësimin, si dhe për nxitjen e sipërmarrjeve sociale dhe atyre të biznesit  në drejtime të ndryshme të ekonomisë.
  • Ekspertizë, analiza dhe studime për tregun e punës, për sektorë të ndryshëm të ekonomisë si dhe për arsimin e të gjitha niveleve, arsimin për të rritur, arsimin dhe trajnimin profesional.
  • Përgatitje kualifikimesh (si dhe kurrikula) për arsim dhe formim, programesh trajnimi dhe ofrim trajnimesh profesionale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), për organizata publike dhe institucione, për mësues dhe grupe të caktuara shoqërore në fusha që kanë lidhje me objektin e veprimtarisë së Qendrës.
  • Studime specifike dhe botime të manualeve, guidave apo katalogëve me tematika te ndryshme nga fusha e biznesit, arsimit, edukimit për sipërmarrjen dhe karrierën, marketingut, menaxhimit, etj.
  • Veprimtari mbështetëse për institucione dhe organizata nëpërmjet organizimit të panaireve, takimeve, konferencave, seminareve, etj.
  • Vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me organizata vendase apo te huaja qe mbështesin biznesin, si dhe arsimin dhe formimin profesional.
  • Veprimtari të tjera në funksion të qëllimit të Qendrës.