Mundësi Punësimi/THIRRJE

Mundësi Punësimi/THIRRJE

Praktika pune

Center for Competitive Skills pranon aplikime për praktika pune. Për t’u pranuar si praktikant duhet të jeni pjesë e një programi universitar apo instituti kërkimor.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë :

  1. CV të përshtatshme.
  2. Një letër ku shprehni interesat dhe objektivat tuaj specifikë dhe kohëzgjatjen e angazhimit tuaj me ne.
  3. Një propozim të shkurtër kërkimor që përshkruan aktivitetet specifike të synuara gjatë praktikës.
  4. Një letër mbështetëse ose dokumentacion që tregon lidhjen midis aplikimit tuaj dhe programit përkatës të studimit apo kërkimit, nga universiteti apo institucioni juaj.

Parapëlqehet që praktika e punës të zgjasë 3-12 muaj, por mbetemi të hapur për të vlerësuar sugjerime të tjera. Pagesa për kohëzgjatjen e praktikës nuk është e garantuar dhe financimi i aktiviteteve kërkimore është subjekt i negociatave që kanë të bëjnë me interesa reciproke.

Përpara se të aplikoni, ne ju inkurajojmë të konsultoni faqen web të QAK dhe aktivitetet tona për t’u njohur me punën tonë.

Ju lutem drejtoni pyetjet tuaja, apo dërgoni aplikimin, me subjektin ‘Aplikim për Praktikë Pune’, në adresën info@localhost.

Ne vlerësojmë çdo aplikim dhe mundohemi t’ju përgjigjemi sa më parë.