Me mbështetjen e GIZ-SRD. Periudha e zbatimit, Tetor 2019 – Qershor 2020.

Ndërhyrja synon të krijojë një model të suksesshëm në një shkallë të “Komunitetit të Traditës së GJALLë” që mund të promovohet dhe përsëritet. Modeli do të përfshijë një qasje të zinxhirit të vlerës, për të zhvilluar zinxhirë vlerash “lokale” më të integruara dhe të qëndrueshme, duke u mundësuar prodhuesve individualë të artizanatit dhe prodhimeve vendore të përmirësojnë aftësitë dhe produktet e tyre, dhe t’i lidhin ato me tregjet më fitimprurëse.