ekomomia qarkulluese

Është ekonomia e projektuar për të riparuar dhe ripërtërirë.
Në ekonominë qarkulluese, aktiviteti ekonomik ndërton dhe rindërton shëndetin e të gjithë sistemit. Koncepti i ekonomisë qarkulluese njeh nevojën e ekonomisë për të punuar me efektivitet në të gjitha nivelet – për bizneset vogla e të mëdha, për organizatat dhe individët, lokalisht e globalisht.
Ajo bazohet në tre parime kyçe:
1.  Projektimi i sistemeve dhe modeleve pa mbetje dhe ndotje 
2.  Mbajtja e produkteve dhe materialeve në përdorim të vazhdueshëm
3. Ripërtëritja e sistemeve natyrore.

Parimi 1 – PROJEKTIMI I SISTEMEVE DHE MODELEVE PA MBETJE DHE NDOTJE

 

Po sikur mbeturinat dhe ndotja të mos ishin krijuar kurrë si fillim?
Ekonomia qarkulluese nxjerr në pah dhe projekton sisteme e modele duke eliminuar ndikimet negative të aktivitetit ekonomik, që dëmton shëndetin e njerëzve dhe sistemet natyrore. Kjo përfshin çlirimin e gazrave dhe substancave të dëmshme, ndotjen e ajrit, tokës dhe ujit, si dhe mbetjet strukturore, siç mund të jetë bllokimi i trafikut

Parimi 2 – MBAJTJA E PRODUKTEVE DHE MATERIALEVE NË PËRDORIM TË VAZHDUESHËM

Po sikur të ndërtojmë një ekonomi që i përdor gjërat, në vend që t’i konsumojë ato?
Ekonomia qarkulluese përkrah aktivitetet që e ruajnë vlerën në formën e energjisë, punës apo materialit. Kjo nënkupton projektimin për qëndrueshmëri, ripërdorim, riprodhim dhe riciklim, për t’i mbajtur produktet, pjesët përbërëse dhe materialet të qarkullueshme në ekonomi. Sistemet qarkulluese përdorin me efektivitet materialet me bazë biologjike, duke nxitur përdorimin e tyre në mënyra të ndryshme, ndërsa ato kalojnë kalojnë me cikle ndërmjet ekonomisë dhe sistemeve natyrore.

Parimi 3- RIGJENERIMI I SISTEMEVE NATYRORE

Po sikur, jo vetëm ta mbrojmë, por ta përmirësojmë aktivisht mjedisin?
Ekonomia qarkulluese shmang përdorimin e burimeve të paripërtëritshme, dhe i ruan apo shton ato të ripërtëritshme, për shembull, duke i rikthyer tokës lëndë ushqyese që mbështesin ripërtëritjen, apo duke përdorur energji të rinovueshme në vend të mbetjeve fosile.

DIAGRAMA E SISTEMEVE TË EKONOMISË QARKULLUESE

A ËSHTË E MUNDUR QË NJË MATERIAL TË RIKTHEHET I SIGURTË NË NATYRË?
Diagrama më lart paraqet të ndara dallueshëm dy gjysma, apo cikle, që përfaqësojnë dy rrjedha apo materiale me dallime thelbësore nga njëra-tjetra: biologjike dhe teknike.
Materialet biologjike – të paraqitura me cikle në ngjyrë të gjelbër në anën e majtë të diagramës – janë ato materiale që mund të rikthehen të padëmshme apo të sigurta në natyrë, pasi të kenë kaluar një apo më shumë cikle, ku do të biodegradojnë me kalimin e kohës, duke i rikthyer mjedisit lëndët e veta ushqyese.
Materialet biologjike – të paraqitura me cikle në ngjyrë të gjelbër në anën e majtë të diagramës – janë ato materiale që mund të rikthehen të padëmshme apo të sigurta në natyrë, pasi të kenë kaluar një apo  më shumë cikle, ku do të biodegradojnë me kalimin e kohës, duke i rikthyer mjedisit lëndët e veta
ushqyese.

Disa Përkufizime